Mbi 37 mijë telefonata me vende të ndryshme të botës/ Të burgosurit shqiptarë në Britani kryesojnë listën, autoritetet: Shpërndajnë drogë në burgje, kanë lidhje edhe me… Demokratët pritën reagim nga Kryeministria për akuzat e europarlamentarit çek në adresë të Edi Ramës, por përgjigjen e morën në një tjetër godinë, atë të Kuvendit.
“Është një tjetër delirant dhe budalla që del e shan Shqipërinë.”, u shpreh ish-ministri Igli Hasani.
Opozita u distancua nga qëndrimet e kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, duke kërkuar që të tërheqë fyerjet ndaj eurodeputetit.
Albana Vokshi: Distancohemi. Tërhiqeni edhe ju, se e dëmtoni komisionin.
Sugjerimi i Albana Vokshit nuk u mor parasysh nga ish-ministri i Jashtëm, i cili përforcoi qëndrimin e tij.
Igli Hasani: Një njeri që hedh akuza absurde, qesharake e të ndyra ndaj çdo shqiptari, përfshirë kryeministrin, është thjesht budalla dhe delirant i serisë së budallenjve që vijnë çdo ditë në komision. Nuk kam dëshirë të kem asnjë kontakt.
Pas replikave, mbledhja e komisionit vijoi me dyer të mbyllura për pikat e rendit të ditës, të cilat kishin të bënin me pozicionin negociues të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Top Channel