Live Zvicër-Kolumbi/ Nuk ka gola në Vancouver, çerekfinalistja e fundit do të vendoset në shtesë
Në një ndeshje që do të mbetet në memorien e këtij Botërori, Argjentina preu biletën për në çerekfinale pas një përmbysjeje të pabesueshme që kulmoi në fazën finale të një ndeshjeje ku ndodhi gjithçka.
Ndërsa amerikanolatinët festonin suksesin, fusha u transformua në një teatër tensionesh të larta, me protagonist trajnerin Hossam Hassan që shpërtheu në një zemërim të papërmbajtshëm. Pak çaste përpara fërshëllimës së fundit, Hassan bëri disa herë gjestin me krahët X te arbitri francez Letexier për të denoncuar një akt të supozuar racizmi. Pavarësisht tentativës së Mohamed Salah dhe anëtarëve të tjerë të stafit për ta qetësuar, trajneri u ndëshkua me një karon të verdhë
Zemërimi i trajnerit egjiptian nisi kryesisht nga vendimi i arbitrit për të anuluar një gol të skuadrës së tij kur rezultati ishte 1-0 për skuadrën afrikane. ‘Sot i takoi Egjiptit, kushedi kush do ta ketë radhën-ishin fjalët e ashpra të Hassan pas përfundimit të ndeshjes.
Më pas trajneri i Egjiptit e çoi më tej kritikën e tij duke e kapur me menaxhimin e teknologjisë në futboll.
‘Është pikërisht për këtë arsye që tifozët ndjejnë frustrim përpara VAR. Në vend të flasësh për golin e shkëlqyer të Egjiptit, të gjithë diskutojnë arbitrat-tha Hassan-vendime si ky mund të ndryshojnë kursin e një botërori. Nuk jam aspak dakord me atë vendim. Bëhet fjalë për një ndeshje me eliminim direkt dhe anuluan një gol shumë të rëndësishëm për diçka që për mendimin tim nuk justifikonte anulimin. Futbolli po bëhet i obsesionuar në gjetjen e motiveve për të anuluar golat në vend që të shpërblejë lojën ofensive’
LOTËT ARGJENTINASE— Në kontrast të plotë me protestat egjiptiane, gjysma tjetër e fushës u pushtua nga një dallgë e madhe gëzimi. Kalimi i raundit bëri që të gjithë të preken; nga lotët e Lionel Messit te ato të zv/trajnerit Roberto Ayala e deri të vulnerabiliteti i Lionel Scalonit. Ky i fundit, që dridhej dukshëm nga emocioni e pati të vështirë të mbyllë intervistat rutinë. ‘Nuk arrij dot t’ju shoh, më vjen keq. Jam me të vërtetë i emocionuar në këtë moment. Çfarë grupi lojtarësh. Duhet të largohem’-tha Scaloni mes këtyre emocioneve të forta. Argjentina qan, por janë lot lumturie; rrugëtimi drejt trofeut vijon.
Top Channel