Te Egjipti nuk iu del e keqja, Ziko: Ndeshje e manipuluar, komplimenta Argjentinës për Botërorin

07/07/2026 23:42

Te Egjipti nuk iu del e keqja për humbjen e pësuar me përmbysje në rezultat në 1/8 e finaleve të Botërorit ndaj Argjentinës.

Skuadrën afrikane pa që të hedhë poshtë avantazhin 2-0 në harkun e 15 minutave kur skuadra Albiceleste shënoi plot 3 herë. Irritimi është i madh te Faraonët dhe pas trajnerit Hassan ishte Mostafa Ziko ai që nuk u kursye aspak në kritikat e ashpra të tij ndaj arbitrimit në këtë ndeshje

‘Arbitri nuk ishte i aftë, ishte i padrejtë, kjo është e qartë-tha Ziko-dha vendime kundër nesh që nga fillimi, nuk donte që ne të fitonim. Ishte një ndeshje e manipuluar. Doja shumë të gëzoja tifozët. Nuk ishte faji ynë, por i këtij arbitri…duket se kjo ndeshje ishte e manipuluar. Po fitonim 2-0 dhe ai na doli kundër. Urime Argjentinës, për një tjetër kupë bote mesa duket’.

Top Channel