Live Zvicër-Kolumbi/ 120 minuta pa gola, fituesi do të vendoset nga penalltitë
Enzo Fernandez gdhendi fort emrin e tij në librin e historisë së Botërorëve. Mesfushori argjentinas në minutën e 93 shënoi një gol shumë të rëndë, atë të fitores së skuadrës Albiceleste ndaj Egjiptit me rezultatin 3-2 që kualifikoi në çerekfinale kampionët në fuqi të botës.
Por goli i tij do të kujtohet shpesh pasi është goli i 3000 në historinë e kampionateve botërore, gjë që është diçka vërtet fantastike. Vetë futbollisti pas përfundimit të ndeshjes nuk e fshehu entuziazmin e tij për këtë sukses të skuadrës Albiceleste.
‘Jemi një grup i mrekullueshëm, edhe në vështirësi jemi të gjithë të bashkuar-tha Enzo Fernandez në përfundim të ndeshjes-ëndërroja të përjetoja këto momente që nga Botërori i katarit. E vërteta është që shokët e mi të skuadrës kanë kualitete të jashtëzakonshme’.
Top Channel