Live Zvicër-Kolumbi/ 120 minuta pa gola, fituesi do të vendoset nga penalltitë
Përfundoi. Argjentina mposhti Egjiptin 3-2 dhe Lionel Messi shpërthen në lot dhe janë lot lumturie, por edhe për të shkarkuar të gjithë tensionin dhe nervozizmin. Messi dhe skuadra Albiceleste, kampione e botës në fuqi, e panë veten në telashe të mëdha.
Deri në minutën e 79 ishin në disavantazh, më pas përmbysën gjithçka madje duke evituar edhe kohën shtesë. Dhe tani janë në çerekfinale me Lionel Messin që edhe njëherë u bë protagonist. Qan, shokët e skuadrës e marrin në krahë dhe e hedhun në ajër dhe ai e shijon momentin edhe pse ndeshja dukej e mallkuar, të paktën për të që pas 21 minutave lojë gaboi penalltinë e barazimit 1-1 duke u ndalu nga Shoubir.
REKORDI— Kushedi, nëse lotët e Messit janë edhe për lumturinë e tij për faktin se ka konsoliduar një rekord absolut dhe konsoliduar një tjetër. Janë 9 asiste të dhënë nga Messi në kampionatet botërore duke kaluar as më shumë e as më pak por Diego Armando Maradonën, që është ndalur në 8. Por jo vetëm kaq, me golin e barazimit të përkohshëm 2-2 ndaj Egjiptit, Messi konsolidoi rekordin e tij për numrin e golave në kupat e botës dhe tani janë 21 në total, nga të cilat 8 në Botërorin 2026 ku ka shënuar në të pesta ndeshjet e luajtura nga Argjentina duke e çuar serinë e shënimit të golave në 9 ndeshje radhazi. Me një Messi të tillë, fitues dhe me lot, gjithçka është e mundur. Dhe për ta nderuar, quarterback legjendar ka ‘tërbuar’ tifozët e NFL duke i rezervuar Lionel Messit dhe Argjentinës komplimenta supreme për përmbysjen në këtë Botëror.
Top Channel