Balogun, çfarë dështimi pas polemikave, gjuajtja e tij e parë në portë erdhi në… minutën e 81-të
Cristiano Ronaldo ka reaguar pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës 2026, duke konfirmuar se ndeshja ndaj Spanjës ishte e fundit për të në një Botëror.
41-vjeçari, i cili u bë lojtari i parë në histori që shënon gol në gjashtë edicione të Kupës së Botës, u shpreh se largohet me “ndërgjegje të pastër”, pasi dha gjithçka për kombëtaren portugeze.
“Është normale dhe e dhimbshme të largohesh në këtë mënyrë. Kam dhënë maksimumin dhe largohem me ndërgjegje të pastër. Ky është futbolli. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humbet. E vërteta është se ky ishte Botërori im i fundit”, deklaroi Ronaldo.
Ylli portugez theksoi se ndihet krenar për gjithçka ka arritur me Portugalinë, duke kujtuar se fitoi tre trofe me kombëtaren, përfshirë Euro 2016.
“Para Cristianos, Portugalia nuk kishte fituar asnjë titull. Për mua, triumfi në Euro 2016 ka të njëjtën peshë sa një Kupë Bote. Jam i kënaqur me atë që kam arritur. Kam fituar tre tituj”, u shpreh ai.
I pyetur për të ardhmen, Ronaldo tha se nuk do të marrë vendime të nxituara.
“Do të kaloj pak kohë me familjen dhe më pas do të mendoj me qetësi për hapat e ardhshëm. Nesër do të zgjohem me të njëjtën ndërgjegje të pastër që kam edhe sot”, shtoi sulmuesi i Al-Nassr.
Pas eliminimit, fundi i një epoke u konfirmua edhe në stafin teknik të Portugalisë. Trajneri Roberto Martinez njoftoi largimin nga detyra, duke deklaruar se cikli i tij me kombëtaren ka përfunduar dhe se Portugalia ka nevojë për një zë të ri në stol.
Top Channel