Arma sekrete e Paraguajit në Botërorin 2026? Gjuha e folur….
ër të mësuar çdo gjë çfarë ndodh rreth Cristiano Ronaldos dhe Portugalisë u arrit deri aty sa të marrin një ekspert në leximin e buzëve. Është rasti i Gustavo Machado, i cili publikoi një videoo ku zbuloi se çfarë thanë futbollistët e Portugalisë gjatë ndeshjes me Uzbekistanin.
Psikologjia e Ronaldos është më interesantja dhe nuk habit aspak. Sulmuesi 41 vjeçar shëoi dy gola në pjesën e parë dhe pas shënimit të golit të dytë iu tha me forcë njerëzve: ‘He’s back’(Ai u kthye). Ai u kthye, në vetën e tretë të përsëritur 3 herë.
Më pas, duke parë nga kamerat e përsëriti konceptin, por këtë radhë në vetën e parë; ‘I’m back’ (U ktheva). Dhe këtu kuptohet se sa rëndonte mbi të kur shikonte që të gjithë yjet e tjerë kishin shënuar; Messi, Kane, Haaland, Mbappé, Vinicius, ndërsa i kishte mbetur thatë.
Interesante ishin edhe sekondat përpara ekzekutimit të goditjes së dënimit nga Nuno Mendes. Cristiano mësohet se i tha: ‘është afër vëlla’, dhe kuptimi është i qartë; distanca nga porta është shumë e shkurtër dhe nuk ka kohë për të goditur topin mbi barrierën mbrojtëse. Rezultatin e dini; Nuno Mendes goditi drejpërdrejtë dhe shënoi dhe më pas vetë Nuno Mendes tregoi gjithçka.
‘Cristiano tha; do të bëj gjoja sikur do ta godas une dhe gjuaj ti’. Funksionioi’-tha Nuno Mendes. Këtu vihet re edhe një thirrje e Ronaldos për të qenë të bashkuar dhe skuadër. Ndërkohë pati edhe pak tension mes Leaos dhe një kundërshtari, ku Leao mësohet t’i ketë thënë: ‘E do fanelën time?’. Kjo të kujton frazën që Zidane i tha Materazzit, vetëm se në atë kohë gjërat shkuan më keq…apo më mirë, varet nga këndvështrimi.
Top Channel