Nga ‘mallkimi’ i Kane te ‘bekimi’ i Cristiano Ronaldos, për magjistarin ganez, Portugalia do të jetë kampione e botës
Ylli i Barcelonës, Pedri, ka dhënë një intervistë për RTVE, ku ka folur për disa tema, nga Botërori 2026, te shokët e tij të skuadrës dhe e ardhmja e futbollit spanjoll.
Për Julian Álvarez dhe Barcelonën
“Unë nuk dua të përfshihem në çështje të klubit, por më pëlqen shumë si lojtar. Shpresoj gjithmonë që Barcelona të afrojë lojtarë të fortë. Nëse ai vjen, do të ishte i mirëseardhur”.
Për pozicionin në fushë
“Ndjehem më mirë si mesfushor, si numër 8, pak më i tërhequr se sa luaj me Spanjën. Aty prek më shumë topin dhe kam më shumë ndjesi për lojën.”
Për ndeshjen ndaj Uruguait në Botërorin 2026
“Uruguai është një skuadër me intensitet të lartë, nuk e humb lehtë topin dhe lufton shumë. Do të jetë ndeshje e vështirë. Nëse kemi topin, mund të dominojmë çdo kundërshtar.”
Për Ferran Torres
“Ai është një vlerë e shtuar për ekipin. Ka pritur me padurim të shënojë, por jam i bindur se do të na ndihmojë shumë.”
Për Gavi
“Ka ditë që të çmend, por ka edhe ditë që të ndihmon shumë. Ndonjëherë do ta ‘vrisja’, dhe ndonjëherë e dua shumë”.
Për Lamine Yamal
“Ai ka shumë talent, shpejtësi dhe vizion në pasimin e fundit. Për ne është shumë i rëndësishëm dhe mund të bëjë diferencën.”
Për Marc Cucurella
“I uroj më të mirën. Është lojtar që meriton të jetë në një klub të madh.”
Për Lionel Messin
“Kam pasur fatin të luaj me të dhe ta shijoj si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ajo që bën në këtë moshë është e jashtëzakonshme.”
Për krahasimin me Spanjën e vitit 2010
“Futbolli ka ndryshuar shumë. Ajo skuadër luante në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kishte harmoni perfekte. Ne kemi fituar një Evropian si ata, dhe shpresojmë të fitojmë edhe Botërorin si ata.”
Top Channel