Befason Jurgen Klopp: Undav? Nuk e dija që është gjerman, kërkova në Google

25/06/2026 11:54

Jurgen Klopp befason teksa tregon se në fillim nuk e kishte ditur që Deniz Undav, zbulimi i Die Mannschaft në Botërorin 2026 ishte gjerman.

Duke folur për periudhën kur Undav ishte në radhët e Brightoni, Klopp bëri zbulimin e tij rreth këtij fakti.

‘As nuk e dija se ishte gjerman-tha Klopp duke shtuar atë çfarë mendonte gjatë ndeshjes-Uff, çfarë lojtari është ky?’.

Më pas trajneri gjerman shtoi se iu drejtua Google për të mësuar diçka për Undav dhe aty e kuptoi se futbollisti ishte gjerman. Duke folur për Magenta TV, Klopp theksoi se i kishte bërë shumë përshtypje rrugëtimi profesional i Undav i cili kishte luajtur më parë për Meppen dhe skuadrën e rezervave të Eintrachtit të Braunschëeig, përpara se të transferohej te Union Saint Gilloise e më pas te Brighton, ndërkohë që tani është në radhët e Stuttgart

‘Ai e di nga vjen, e di ku ka qenë deri para pak vitesh, ka luajtur në kampionatet inferiore deri në momentin që diçka i ndodhi-shtoi Jurgen Klopp në konsideratat e tij për Undav.

Top Channel