Real Madrid e ka të preferuar, Bayern Munich në rrugë të duhur për rinovimin me Michael Olise
Jose Mourinho, i cili ende nuk është prezantuar zyrtarisht si trajner i Real Madridit, ka vazhduar të japë sinjale për projektin e tij të ardhshëm në “Santiago Bernabéu”, duke folur për filozofinë dhe planet e tij me skuadrën.
Në një intervistë në podcast-in “Beast Mode” të ish-futbollistit Adebayo Akinfenëa, trajneri portugez ka hedhur poshtë zërat se mund të largojë disa nga yjet e skuadrës.
“Kam lexuar komente që thonë se Mourinho do të vijë dhe do të heqë qafe disa nga lojtarët më të mirë. Jo! Unë i dua ata lojtarë. Dua më të mirët”, u shpreh ai.
Mourinho theksoi se synimi i tij është të ndërtojë një ekip të fortë dhe të shmangë problemet brenda grupit.
“Tani duhet të gjej mënyrën për të krijuar një skuadër dhe për të shmangur problemet që, sipas asaj që kam lexuar, kanë ndodhur në sezonet e fundit”, tha ai. Ai shtoi gjithashtu se cilësia individuale nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me stabilitet fizik dhe mendor.
“Nëse një lojtar ka shumë cilësi, por nuk është konstant, atëherë nuk është një lojtar i madh. Lojtari i madh duhet të jetë i fortë teknikisht, fizikisht dhe mendërisht, si dhe të luajë për ekipin”, u shpreh Mourinho.
Në fund, portugezi nënvizoi edhe rëndësinë e rolit të trajnerit në menaxhimin e yjeve të skuadrës. “Një nga cilësitë e trajnerit është të bëjë që lojtarët të përshtaten me idetë e tij”, tha ai.
Top Channel