Merlin, rosa më e famshme në botë, nuk u lejua në stadium nga FIFA

25/06/2026 19:52

Quhet Merlin dhe në Meksikë është shndërruar vërtet në një superstar. E sheh gjithandej; në tv, në rrjetet sociale e madje edhe në gazeta.

Brenda një kohe shumë të shkurtër u shndërrua në maskotën e kombëtares meksikane në këtë Botëror; rosa më e famshme në botë po bën xhiron e botës e madje edhe ‘u prit’ nga presidentja e vendit Claudia Sheinbaum.

Nder të cilin FIFA nga ana e saj nuk ia lejoi duke e penguar rosën Merlin të hyjë në stadiumin Azteca për ndeshjen me Çekinë.

‘Jo kafshë në stadium’-ishte diktati i qeverisë së futbollit botëror. Dhe kështu, me keqardhje në zemër, punoënjësit e sigurisë në stadium u deshën që përshtateshin. Megjithatë edhe jashtë stadiumit, rosa e famshme  nuk reshti së mbështeturi Meksikën e veshur me fanelën e gjelbër dhe Meksika festoi një tjetër fitore, e treta në 3 ndeshje.

Top Channel