Arma sekrete e Paraguajit në Botërorin 2026? Gjuha e folur….
Sulmuesi i Republikës Çeke, Patrik Schick, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, vetëm një ditë pas eliminimit të vendit të tij nga Kupa e Botës 2026 në fazën e grupeve.
“Ky vendim nuk është impulsiv dhe nuk ka ardhur brenda natës. Është një ide që e kam menduar prej kohësh dhe e kam analizuar gjatë”, shkroi Schick në një postim në Instagram.
30-vjeçari ka zhvilluar 56 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar 26 gola. Ai ishte një nga yjet e Euro 2020, ku u rendit golashënuesi i përbashkët më i mirë i turneut me Cristiano Ronaldon, me nga pesë gola, si dhe fitoi çmimin për golin më të bukur të turneut falë një goditjeje spektakolare nga distanca ndaj Skocisë.
Në Kupën e Botës 2026, Schick nuk arriti të shënojë në tre ndeshjet e fazës së grupeve dhe në ndeshjen e fundit u aktivizua vetëm si zëvendësues në pjesën e dytë. Republika Çeke e mbylli Grupin A në vendin e fundit me vetëm një pikë.
“Po largohem me krenari për atë që kam arritur me fanellën e kombëtares”, shkroi ai më tej, duke shtuar se futbolli çek ka potencial për të arritur më shumë në të ardhmen.
Top Channel