Arma sekrete e Paraguajit në Botërorin 2026? Gjuha e folur….

25/06/2026 21:31

Paraguaji ka metodën më të pagabueshme dhe më antiken për të dribluar teknologjinë dhe strategjitë e spiunazhin e kohëve moderne, gjuha 2500 vjeçare, guarani. Kjo gjuhë ka arritur t’iu mbijetojë pushtimeve, luftërave dhe represionit në një mënyrë thuajse të paimagjinueshme.

Aktualisht 80% e popullsisë paraguajanë e flasin këtë gjuhë dhe këtu përfshihen edhe futbollistët e kombëtares paraguajane.

Ndërsa trajneri Alfaro, me kombësi argjentinase, i jep rekomandimet e tij në gjuhën spanjolle, futbollistët në fushën e lojës komunikojnë në gjuhën guarani. Kjo lejon që askush në fushën e lojës apo rreth tyre të mos i dëshifrojnë apo të përkthejnë informacionet. Kjo, me gjuhën spanjolle, që është gjuha tjetër e lindjes, kjo nuk do të ishte e mundur. Shumë lojtarë, teknikë, gazetarë kanë mësuar gjuhën spanjolle edhe pse nuk është gjuha e tyre nënë dhe mund të kuptojnë atë çfarë thonë. Por me gjuhën guarani kjo nuk ndodh

Në ndeshjen e fundit ndaj Turqisë, kombëtarja paraguajane u bë protagoniste e një episodi surreal dhe që nuk ishte parë kurrë në futbollin profesionist; Miguel Almiron u ndëshkua me karton të kuq nga ‘Ligji Vinicius’,  një normë që iu ndalon futbollistëve të komunikojnë me kundërshtarët e tyre me gojë të mbuluar për të evituar incidente si ajo mes Prestiannit dhe Vinicius.

Me një futbollist më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Almiron, Paraguaji diti të vuajë dhe më në fund arriti të fitojë ndeshjen. Kjo bëri që tragjedia të shndërrohej në një anekdotë të thjeshtë. Alfaro madje me shaka e ngacmoi futbollistin e tij pas ndeshjes. ‘Duhet t’ia kishe thënë të gjitha në guarani. Nuk të kupton. është si të më flasësh mua në gjuhën turke’-i tha trajneri, Almiron

Top Channel