Video/ Franca zgjohet në pjesën e dytë, Mbappe dhe Barcola i japin tre pikët “Gjelave” përballë Senegalit në një takim me katër gola

16/06/2026 23:04

Franca e ka nisur me fitore aventurën e saj në Botërorin 2026, duke mundur me rezultatin 3-1 Senegalin.

Takimi i luajtur në “MetLife Stadium” të Nju Jorkut nisi me një ritëm të lartë nga ekipi afrikan, të cilët provuan disa herë për të gjetur golin, por ishin pa fat.

Franca nga ana tjetër u zgjua në pjesën e dytë, me Mbappe që zhbllokoi takimin në minutën e 66’, ndërsa Barcola vulosi fitoren në minutën e 82’.

Mbaye rihapi sfidën në të 95’, por pas vetëm një minute, ishte Mbappe që vulosi për herë të dytë sfidën, kësaj radhe me një supergol.

Kështu “Gjelat” e nisin me tre pikë Botërorin, ndërsa Senegali nga ana tjetër duhet të reagojë në sfidat e radhës me Norvegjinë dhe Irakun.

Rezultati:

Francë 3-1 Senegal

Mbappe 66′, 90+6′, Barcola 82′ / Mbaye 90+5′

Ngjarjet Kryesore:

90+10′ Mbyllet sfida me fitoren 3-1 të Francës!

90+6′ Goool Franca 3-1/ Mbappe lëshon një predhë nga distanca, me topin që përfundon në trekëndësh. (Video)

90+5′ Goool Senegali 2-1/ Mbaye godet brenda zonës, por Maignan nuk arrin ta ndalë si duhet. (Video)

90′ Akordohen 8 minuta shtesë.

82′ Goool Franca 2-0/ Barcola del i vetëm përballë Mendy dhe me një parabël shënon edhe të dytin. (Video)

68′ Nicolas Jackson lëshon një predhë brenda zonës, e cila përfundon në rrjetë, por pozicioni i tij ishte i parregullt.

66′ Goool Franca 1-0/ Mbappe merr një top në zonë dhe mposht Mendy. (Video)

61′ Franca pretendon për penallti. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordon vetëm rivënie fundore. (Video)

57′ Mbappe merr një top në zonë dhe godet menjëherë, por ndalet nga Mendy.

53′ Olise lëviz bukur në zonë dhe godet me të majtën, por tentativa e tij ndalet nga Mendy.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+7′ Mbyllet pjesa e parë!

45+6′ Mane hedh një top në zonë, por Sarr gabon rastin e pastër për të shënuar. (Video)

40′ Mane provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që ndalet pa probleme nga Maignan.

25′ Nicolas Jackson futet në zonë dhe godet, por topi përplaset në shtyllë.

1′ Starton sfida në Nju Jork!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel