I mori fronin si shënuesi më i mirë në historinë e Francës, Giroud uron Mbappe: Ia dole mbanë, e meriton
Në moshën 41 vjeçare, Cristiano Ronaldo do të nisë këtë të mërkurë Botërorin e tij të 6 në karrierë. Për luzitanin do të jetë mundësia e fundit për të fituar të vetmin trofe që nuk e ka fituar ende, Kupën e Botës.
Përpara debutimit të Portugalisë në ndeshjen me Republikën Demokratike të Kongos, Cristiano Ronaldo publikoi në rrjetet sociale një mesazh motivues për skuadrën e tij
‘Sa herë që veshim këtë fanelë ndjejmë të njëjtën krenari, të njëjtin pasion dhe të njëjtën ndjenjë përgjëgjshmërie që nga dita e parë– shkruante në postimin e tij Ronaldo-nesër nis një kapitull i ri. Kemi punuar shumë për të arritur deri këtu dhe tani është momenti që të japim gjithçka për vendin tonë dhe për të gjitha komunitetet portugeze që na mbështesin këtu dhe në mbarë botën. Besoni siç besojmë edhe ne’
Një mesazh që shoqërohej nga një foto e të 26 futbollistëve dhe stafit teknik të Portugalisë, që iu drejtohej tifozëve luzitanë të cilët ëndërrojnë që Cristiano Ronaldo dhe të tijët të drejtojnë vendin drejt titullit të parë botëror në histori. Deri tani rezultati më i mirë i Portugalisë në Botërorë është vendi i katërt i arritur në Gjermani 2006.

Top Channel