Mbappe e nis Botërorin me dopietë, kalon Giroud si shënuesi më i mirë i Bluve, i afrohet edhe Kloses

16/06/2026 23:09

Franca e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Botërorin teksa mori një fitore të thellë ndaj Senegalit me rezultatin 3-1.

Protagonist absolut për nënkampionët e botës u bë Kylian Mbappe që në këtë përballje shënoi 2 gola, njëri prej të cilëve ishte spektakolar, që e bën sulmuesin francez të shkruajë historinë e kombëtares së tij.

Me këto dy gola të shënuar Kylian Mbappe bëhet shënuesi më i mirë në të gjithë historinë e Bluve transalpinë teksa shkon në kuotën e 58 golave duke lënë  një emër si Oliver Giroud që është ndalur në 57 finalizime.

Por jo vetëm kaq, ky dygolësh e afron Mbappe akoma më shumë edhe me Miroslav Klosen, legjendën gjermane që është shënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve. Pas ndeshjes me Senegalin, sulmuesi francez e sheh veten në kuotën e 14 golave, 1 më pak se Ronaldo Fenomeni dhe 2 më pak se pikërisht Miroslav Klose.

Top Channel