Çmenduri e bekuar; Botërori kap shifrën e 1 milion spektatorëve në impiante në vetëm 5 ditë

16/06/2026 20:55

Botërori 2026 sapo ka nisur, por po thyen rekordet përsa i përket numrit të tifozëve në stadium. Federata Ndërkombëtare e Futbollit se edicioni i SHBA, Kanadasë dhe Meksikës ka kaluar kufirin e 1 milion spektatorëve në stadiume në vetëm 5 ditë kampionat dhe në 16 ndeshje të zhvilluara.

Shifra merr një dimension akoma më të madh kur  e krahason me Botërorin e 4 viteve më parë. Gjatë gjithë edicionit Katar 2022 me 64 ndeshjes në stadiume u arrit një total prej 3 404 252 tifozëve me një mesatare prej 53 mijë spektatorësh për ndeshje dhe me një mesatare prej 96.3% të okupimit të vendeve, një shifër e çmendur kjo deri sa startoi ky edicion

Me fjalë të tjera, Botërori 2026 ka mbledhur në tribunat e stadiumeve të tij rreth 1/3 e të gjithë shikueshmërisë së akumuluar në Katar kur ende nuk është kompletuar as çereku i kalendarit. Kjo statistikë u festua nga presidenti i FIFA, Gianni Infantino i cili uroi publikisht Aaron Bren, i njohur si tifozi i 1 miliontë i turneut. Po kështu shefi i FIFA falenderoi tifozët që mbushën stadiumet  që nga fillimi i kompeticionit

Por përtej simbolizmit, kjo e dhënë tregon forcën për të mbledhur njerëzit një Kupë Bote që për herë të parë mbahet nga 3 vende dhe ku janë edhe disa prej impianteve më të mëdha që mund të jenë të përdorur ndonjëherë në turne. Kur kanë mbetur edhe 88 ndeshje për t’u zhvilluar, në Botërorin 2026 mund të vendosen rekorde të reja historike përsa i përket numrit të spektatorëve në stadiume.

Top Channel