Mbappe e nis Botërorin me dopietë, kalon Giroud si shënuesi më i mirë i Bluve, i afrohet edhe Kloses
Kylian Mbappe është gjithnjë e më shumë legjendë e kombëtares franceze. Sulmuesi i Realit të Madridit ishte protagonisti kryesor i skuadrës së drejtuar nga Didier Deschamps teksa shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Bluve ndaj Senegalit në debutimin e tyre në Botërorin 2026.
Dhe me këto dy gola të shënuar, Mbappe shkruan një faqe tjetër të historisë së kombëtares franceze teksa bëhet shënuesi më i mirë në historinë se saj me 58 gola duke thyer rekordin e Oliver Giroud.
Ky i fundit nuk vonoi shumë në reagimin e tij dhe e uroi menjëherë Kylian Mbappe për rekordin e vendosur prej tij.
‘Urime Kylian, ia dole mbanë. Jam me të vërtetë i lumtur për të, e meriton’-tha sulmuesi i Lille për rrjetin britanik BBC
Top Channel