I mori fronin si shënuesi më i mirë në historinë e Francës, Giroud uron Mbappe: Ia dole mbanë, e meriton
Franca e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Botërorin teksa mori një fitore të thellë ndaj Senegalit me rezultatin 3-1.
Protagonist absolut për nënkampionët e botës u bë Kylian Mbappe që në këtë përballje shënoi 2 gola, njëri prej të cilëve ishte spektakolar, që e bën sulmuesin francez të shkruajë historinë e kombëtares së tij.
Me këto dy gola të shënuar Kylian Mbappe bëhet shënuesi më i mirë në të gjithë historinë e Bluve transalpinë teksa shkon në kuotën e 58 golave duke lënë një emër si Oliver Giroud që është ndalur në 57 finalizime.
Por jo vetëm kaq, ky dygolësh e afron Mbappe akoma më shumë edhe me Miroslav Klosen, legjendën gjermane që është shënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve. Pas ndeshjes me Senegalin, sulmuesi francez e sheh veten në kuotën e 14 golave, 1 më pak se Ronaldo Fenomeni dhe 2 më pak se pikërisht Miroslav Klose.
Top Channel