Brazili, Neymar nis më në fund stërvitjen, ja kur pritet të jetë i disponueshëm ylli brazilian

16/06/2026 20:22

Vonoi, por ja ku është. Neymar është stërvitur për herë të parë që nga momenti kur Brazili mbërriti në SHBA, përpara 2 javësh.

Dëmtimi në pulpë ia bëri të pamundur aktivizimin në startin e botërorit, por pritet që ai të jetë i disponueshëm për fazën finale. me fjalë të tjera, është thuajse e pamundur që ai të jetë në fushë ndaj Haitit dhe Skocisë, dy rivalët e tjerë në grup, por te Brazili nuk e humbasin shpresën për Neymar. Nuk e kanë humbur kurrë, aq më pak tani.

Sulmuesi 34 vjeçar kthehet në stëvitje me bateri të karikuara dhe me objektivin që të luajë minutat e tij të para në Botëror. Edhe pse nuk i dha rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, te Federata Braziliane tregohet kujdes. ‘Është brenda afatit që pritej’-kanë deklaruar në Neë Jersey ku Brazili ka bazën e tij në këtë kampionat. Nuk duan që të djegin etapat përpara kohe dhe të rrezikojnë një përsëritje të dëmtimit

Nëse në një moment të parë u mendua se Neymar do të luante disa minuta kundër Haitit për të qendë ndaj Skocisë, por ky plan do të lihet mënjanë, të paktën për momentin. Ndërkaq te skuadra të gjithë luten për gjendjen e sulmuesit 34 vjeçar.

‘Pritshmëria jonë që Neymar të jetë në 100% të formës është më e mira. Po luetimi që ai të rikuperohet plotësisht, sepse nëse është në 100% të formës do të na ndihmojë shumë’-tha Douglas Santos në konferencën për shtyp.

Top Channel