Kupa e Italisë, Chivu: Dopietë trofesh, por pa obsesion. Të fitoj për veten? Nuk më intereson, do të isha i lumtur për djemtë
E kam thënë dhe unë jam person që e mbaj fjalën, për respekt institucional te presidentes së IOC që ishte këtu në Romë dhe anëtarëve të tjerë, gjithnjë kam thënë se do të zgjidhja dyshimet e mia më pas. Konfirmoj se nesër në mëngjes do të depozitoj në Federatë kandidaturën time për president’-kështu u shpreh Giovanni Malagò teksa zyrtarizoi hyrjen në garë për postin e presidentit të qeverisë së futbollit italian në zgjedhjet që do të mbahen në 22 qershor.
I mbështetur nga Serie A, Shoqata e Futbollistëve dhe ajo e Trajnerëve, Malagò mori këtë të martë edhe mbështetjen e Lega Serie B.
‘Pas konsultimeve të kryera nga presidenti i Lega B, Paolo Bedin gjatë këtyre ditëve me secilin prej klubeve dhe pas një takimi të mbajtur javën e kaluar në Federatë me kandidatët e mundshëm, Lega B vendosi të orientohet drejt figurës së Giovanni Malagò-theksohet ndër të tjerat në një komunikatë të Liga B.
Zgjedhjet në FIGC do të mbahen në 22 qershor pas dorëheqjes së dhënë nga Gabriele Gravina menjëherë pas dështimit të kombëtares italiane për t’u kualifikuar për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.
Top Channel