Shtyhet derbi mes Romës dhe Lazios, Liga kundërshton vendimin: Ndikon edhe te ndeshjet e tjera

12/05/2026 20:36

Prefektura e Romës njoftoi se derbi Roma-Lazio do të zhvillohet të hënën, më 18 maj, në orën 20:45, duke u bazuar në shqetësimet për rendin publik dhe përballjen me turneun ndërkombëtar të tenisit Internazionali BNL d’Italia në Foro Italico.

Ky vendim vjen pas komenteve dhe kundërshtimeve të Lega Serie A, e cila e konsideron shtyrjen e ndeshjes si problematike për rregullsinë e kampionatit dhe për organizimin e ndeshjeve të javës së 37-të.

Liga ka theksuar se shtyrja e derbit do të ndikojë në katër ndeshje të tjera që do të luhen njëkohësisht dhe do të krijojë vështirësi logjistike dhe ekonomike për tifozët, klubet dhe transmetuesit televizivë.

Lega Serie A u shpreh: “Dispozita e prefektit është në kundërshtim me rregulloret e kampionatit dhe nuk merr parasysh ndikimin që ka te katër ndeshjet e tjera, ku përfshihen mijëra tifozë dhe lojtarë. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të revokojnë urdhrin e shtyrjes, përndryshe do të detyrohemi të reagojmë në çdo mënyrë të përshtatshme për të mbrojtur interesat e tifozëve, klubet dhe garën.”

Ministri i Sportit, Andrea Abodi, komentoi se çdo apel në Gjykatën Administrative Rajonale të Lazios (TAR) do të përbënte një mundësi të humbur dhe nënvizoi rëndësinë e planifikimit të ngjarjeve sportive duke pasur parasysh tifozët dhe audiencën televizive.

Nga ana tjetër, presidenti i FITP, Angelo Binaghi, theksoi se finalja e Internazionali d’Italia nuk mund të shtyhet dhe bashkëkohësia e ngjarjeve sportive duhet të menaxhohet me kujdes, pa shkaktuar tensione për tifozët dhe organizatorët.

Top Channel