Kupa e Italisë, Chivu: Dopietë trofesh, por pa obsesion. Të fitoj për veten? Nuk më intereson, do të isha i lumtur për djemtë

12/05/2026 22:38

Interi dhe Lazion do të përballen sërish mes tyre në harkun e pak ditëve, por këtë radhë në lojë është trofeu i Kupës së Italisë.

Trajneri i Interit, Cristian Chivu në prag të kësaj ndeshjeje foli për median duke vlerësuar në maksimum skuadrën kundërshtare dhe duke shtuar se këtë radhë historitë do të jenë ndryshe.

‘Janë dy ndeshje të ndryshme, pastaj kur ndeshjet ndaj së njëjtës skuadër janë pranë njëra-tjetrës, dalin kurthe-tha Chivu-dikush mund të thotë se do të jetë e lehtë dhe ata mund të gjejnë motivime më shumë pas 0-3 të së shtunës. Ne duhet të jemi të përulur dhe të kemi sjelljen e duhur. E merituam fitoren e titullit, e merituam finalen e Kupës së Italisë dhe duam ta nderojmë në mënyrën më të mirë të mundshme Kupën. Do të jemi gati’.

Në orët e fundit Marcus Thuram mbajti në ankth zikaltrit, por Chivu deklaroi se është mirë, megjithatë ai ende nuk ka marrë një vendim për të.

‘Thuram? Është më mirë, ndihet mirë. Nesër do të kemi një tjetër ditë për të bërë një vlerësim për të-tha Chivu kur u pyet për gjendjen e sulmuesit francez

Me Kupën e Italisë, Interi ka shansin që të plotësojë dopietën e trofeve, por për Chivun kjo nuk duhet të shndërrohet në një obsesion.

Çfarë do të duhet për dopietën? Të mos e kemi obsesion-shtoi Chivu-është e nevojshme të ruajmë kthjelltësinë dhe qetësinë me dëshirën për t’u argëtuar dhe me përulësinë që na ka karakterizuar këtë sezon. Sa do të ngrinte stekën për mua fitorja e kësaj finaleje? Nuk më intereson aspak, nuk ndryshon asgjë për mua, jam i lumtur për futbollistët. Kam gjetur një skuadër që është në një linjë me ambiciet e mia, që dëshiron të jetë kompetitive’.

Top Channel