Real Madrid, Florentino Perez njofton për zgjedhje të reja/ Ja kriteret për të qenë kandidat për president i klubit

12/05/2026 20:28

Florentino Perez pasditen e kësaj të marte bëri të ditur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për president të Realit të Madridit duke rivendosur kandidaturën e tij. Statutet e Los Blancos janë shumë të qarta përsa iu përket kritereve të nevojshme për ata që duan të paraqesin kandidaturën e tyre për postin më të lartë të klubit merenges.

Klubi madrilen ka vendosur kushte specifike që duhen plotësuar nga çdo person përpara se të vendosë kandidaturën, kushte të cilat i zbulon e përditshmja spanjolle Marca.

Kështu kriteret për të qenë president i Realit të Madridit janë:

1. Kandidati duhet të jetë spanjoll

2. Duhet te jëte maxhoren dhe me aftësi të plotë pune

3. Të jetë i përditësuar me përmbushjen e detyrimeve sociale

4. Të jetë anëtar i klubit për të paktën 20 vjet pandërprerje në rastin e Presidentit, 15 vjet për zëvendëspresidentin dhe 10 vjet për rastet e tjera.

5. Të mos jetë subjekt sanksionesh që e ndalojnë të marrë detyra drejtuese

6. Të mos mbulojë rol drejtues në klube të tjerë të futbolli dhe të mos jetë aktiv as si futbollist, arbitër, trajner apo teknik të klubeve të njëjtë në momentin e shpalljes së kandidaturës

7. Kandidati duhet të paraqesë një garanci bankare të lëshuar nga një ent i regjistruar në Bankën e Spanjës dhe që të jetë minimalisht sa 15% të buxhetit të shpenzimeve të klubit. Kjo garanci paraprake do të shndërrohej automatikisht  në garanci perfundimtare  nëse kandidati zgjidhet. Për më tepër garancia duhet të lëshohet në bazë të pasurisë personale të kandidatëve dhe të mbështetet vetem nga kjo pasuri.

Kritere këto shumë strikte që mund të plotësohen nga vetëm pak persona dhe që e bëjnë të vështirë praninë e disa kandidatëve me opsione reale për të marrë postin e presidentit të Realit të Madridit.

Top Channel