Botërori 2026/ Shqetësime për stadiumin ‘Azteca’, situata monitorohet edhe nga…NASA
Alvaro Morata dhe Dani Carvajal nuk do të jenë në Botërorin e kësaj vere. Trajneri i përfaqësueses spanjolle Luis De La Fuente dorëzoi këtë të hënë në FIFA listën paraprake me 55 futbollistë dhe në të nuk figuronin as sulmuesi dhe as mbrojtësi, ndërkohë që nga kjo listë do të dalin edhe 26 futbollistët që do të shkojnë në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik.
Kështu 3 nga 4 kapitenët e Spanjës që verën e kaluar fituan Evropianin në Gjermani nuk do të mund të zbresin në fushë për të tentuar fitoren e Kupës së Botës. Kishte dyshume që De La Fuente do t’i linte këta dy futbollistë jashtë skuadre, dhe tani sipas të përditshmes AS, trajneri i La Roja e ka marrë vendimin për ta
Si Morata dhe Carvajal kanë qenë elementë shumë të rëndësishëm në sukseset e fundit të Spanjës dhe për këtë arsye marrja e vendimit për t’i lënë ata jashtë ishte i komplikuar për trajnerin e kampionëve të Evropës. Por rendimenti dhe mungesa e vazhdimësisë kanë pasur një peshë të madhe në këtë proces.
Carvajal ka pasur vazhdimisht probleme fizike që e kanë torturuar dhe në periudhën kur ka qenë mirë, nuk ka qenë rregullisht në fushën e lojës me Realin e Madridit. Ndërsa Morata, që te Como kërkoi impulsin për të cilin kishte nevojë, nuk arriti ta gjejë teksa në 28 ndeshje ka shënuar vetëm 1 gol.
Top Channel