Ish-mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, është përfshirë në një vorbull polemikash pas publikimit të disa pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Në videot e bëra virale, lojtari francez shfaqet në një ambient festiv, i rrethuar nga disa vajza, ku dyshohet se është përdorur “gazi i qeshjes” (oksid azoti).

Sipas raportimeve të para, pamjet tregojnë një atmosferë të shfrenuar, ku përdorimi i tollumbaceve me oksid azoti, një fenomen shqetësues që po përhapet mes sportistëve të njohur duket të jetë pjesë e festës. Ky gaz, ndonëse jo i jashtëligjshëm në çdo rrethanë, konsiderohet tejet i dëmshëm për shëndetin e një atleti profesionist dhe është rreptësisht i ndaluar nga kodet disiplinore të klubeve elitare.

Ky episod vjen në një moment delikat për francezin në prag të Botërorit dhe një rikthimi të mundshëm tek Milani, pas një viti aventure në Ligën Pro Saudite me Al Hilal.

Kritikat më të mëdha vijnë nga tifozët dhe opinioni sportive pavarësisht se e cilës periudhë i përket kjo video.

Top Channel