Doli e fundit në grupin me Kosovën dhe sërish u kualifikua, përfaqësuesja europiane publikon listën me lojtarët e grumbulluar në Botëror

12/05/2026 18:18

Suedia ka zbuluar skuadrën e plotë prej 26 lojtarësh për Botërorin 2026, duke shënuar pjesëmarrjen e saj të 14-të në historinë e këtij turneu.

Më e suksesshmja e skuadrës skandinave mbetet finalja e vitit 1958, ku humbën ndaj Brazilit, ndërsa në 2018 arritën deri në çerekfinale.

Trajneri Graham Potter publikoi emrat kryesorë, ndër të cilët spikasin sulmuesit e Premier League, Viktor Gyökeres (Arsenal) dhe Alexander Isak (Liverpool), ndërsa kapiten i ekipit është Victor Lindelöf, lojtari me 75 ndeshje kombëtare.

Suedia e kaloi kualifikimin në mënyrë dramatike. Pas një faze zhgënjyese në grupin e Europës, ku përfunduan me vetëm 2 pikë, trajneri i atëhershëm Jon Dahl Tomasson u shkarkua dhe zëvendësuar nga britaniku Graham Potter. Përmes UEFA Nations League, Suedia fitoi një biletë playoff.

Në gjysmëfinale të playoff-it, ku ndodheshin në një grup me Shqipërinë, suedezët mundën Ukrainën 1-3, me një tripletë nga Viktor Gyökeres, dhe më pas fituan ndaj Polonisë 3-2, ku përsëri Gyökeres shënoi golin vendimtar dy minuta para fundit të takimit, duke siguruar pjesëmarrjen në Botëror.

Suedia do të startojë Botërorin në 14 qershor në Monterrey, Meksikë, kundër Tunizisë. Pastaj do të ndeshet me Holandën më 20 qershor në Houston, dhe në përballjen e fundit të grupit më 25 qershor në Dallas do të luajë ndaj Japoni.

Dy ekipet kryesuese të çdo grupi dhe tetë ekipet më të mira të vendit të tretë do të kalojnë në fazën tjetër.

Lista e plotë:

Portierë: Viktor Johansson (Stoke City), Jacob Widell Zetterström (Derby County), Kristoffer Nordfeldt (AIK)

Mbrojtës: Victor Lindelöf (Aston Villa), Hjalmar Ekdal (Burnley), Isak Hien (Atalanta BC), Carl Starfelt (Celta de Vigo), Gabriel Gudmundsson (Leeds United), Daniel Svensson (Borussia Dortmund), Gustaf Lagerbielke (SC Braga), Elliot Stroud (Mjällby AIF), Emil Holm (Bologna), Eric Smith (FC St. Pauli)

Mesfushorë: Lucas Bergvall (Tottenham Hotspur), Yasin Ayari (Brighton & Hove Albion), Mattias Svanberg (VfL Wolfsburg), Jesper Karlström (Udinese), Besfort Zeneli (Royale Union Saint-Gilloise), Ken Sema (Pafos FC), Taha Ali (Malmö FF), Alexander Bernhardsson (Holstein Kiel)

Sulmues: Viktor Gyökeres (Arsenal), Alexander Isak (Liverpool), Anthony Elanga (Newcastle United), Gustaf Nilsson (Club Brugge), Benjamin Nygren (Celtic)

Top Channel