Spektakël me pesë gola në ndeshjen e fundit të javës së parë të Premier League, Xabi Alonso debuton me fitore te Chelsea
Portieri brazilian Alisson Becker ka vendosur se dëshiron të vazhdojë karrierën te Juventus për tre sezonet e ardhshme, pas arritjes së një marrëveshjeje për një kontratë 5 milionë euro në vit.
Tani, ai do t’i kërkojë Liverpoolit që të lehtësojë largimin e tij drejt Italisë.
Sipas raportimeve, Alisson ka udhëzuar rrethinat e tij që të organizojnë një takim të menjëhershëm me drejtuesit e klubit anglez për të negociuar largimin, duke besuar se pas viteve të suksesit të përbashkët Reds do t’i plotësojnë dëshirat.
Edhe pse Liverpool kohët e fundit ka propozuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2027 për të shmangur një largim falas, mbërritja e afërt e Mamardashvilit po e shtyn brazilianin drejt Torinos, ku konsiderohet si kandidati ideal për të përfunduar karrierën e tij në nivelin më të lartë evropian.
Negociatat për tarifën e transferimit janë në kulmin e tyre. Juventus nuk është i gatshëm të bëjë shpenzime të mëdha, ndërsa Alisson do të shfrytëzojë lidhjet e tij historike me Liverpoolin për të ulur çmimin, aktualisht midis 15 dhe 20 milionë euro, duke tentuar ta realizojë ëndrrën e tij të transferimit.
Top Channel