Precedenti me Bylisin dhe vendi vakant në Kategorinë e Parë, FSHF e zgjidh me ndeshje “play-off” mes dy ekipeve
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të luhet një ndeshje finale shtesë për të përcaktuar se cila skuadër do të zëvendësojë Bylisin B në Kategorinë e Parë.
Finalja e re do të zhvillohet mes Kukësit dhe Butrintit, ndërsa axhenda e takimit do të përcaktohet së shpejti.
Kukësi ka mirëpritur këtë vendim, por Butrinti e ka kundërshtuar me forcë. Klubi i Sarandës paralajmëron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe sportive, përfshirë edhe mundësinë e apelimit në Court of Arbitration for Sport (CAS), nëse vendimi nuk ndryshohet.
Në një postim të fshirë më pas, Butrinti theksoi se ndeshja shtesë është e padrejtë dhe ka pasoja serioze sportive, organizative dhe financiare për klubin. “Ekipi ka dalë jashtë ritmit garues, lojtarë janë larguar dhe shpenzimet e paplanifikuara janë rritur ndjeshëm,” shkruhej në deklaratë.
Top Channel