Çështja “Mbappe” trondit Botën, mbi 17.000 tifozë madrilen, firmosin për largimin e tij Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” ishte një luftë e vërtetë në fushë sa i përket ndërhyrjeve, por rezultoi e tillë edhe për përplasjet fizike.
Një precedent aspak pozitiv ishte momenti kur Melos Bajrami u përlesh me një nga djemtë që mbledhin topat gjatë ndeshjes.
Ky episod shkaktoi një përplasje masive mes ekipeve dhe stafeve, teksa u desh edhe ndërhyrja e trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini dhe ndihmësit Sinani, për të qetësuar situatën.
Tensioni vijoi edhe në minutat në vijim, me Vllazninë, që u ndëshkua me dy kartonë të kuq. Në fund, në pamjet e siguruara nga Top Channel është dokumentuar edhe një përplasje me protagonist mesfushorin e shkodranëve, Sherif Kallaku.
Mesfushori duket shumë i inatosur dhe shihet teksa ka një përplasje me delegatin e ndeshjes, Engli Kokona. Është nevojitur ndërhyrja e shokëve dhe e stafit që gjithçka të qetësohet.
Me siguri këto episode do të duhet të kalojnë në filtrin e mbledhjes së radhës të Komisionit të Disiplinës dhe mund të ketë ndëshkime.
Top Channel