Video/ Goli i Kane në fund nuk mjafton, PSG merr çfarë i duhet në “Allianz Arena” dhe shkon në finalen e dytë radhazi në Champions
Andi Lila prej kohësh ka themeluar një akademi futbolli, ku po tenton të rrisë futbollistë të rinj të talentuar, por duket se nuk mjaftohet me kaq. Mediat greke e kanë lidhur me blerjen e mundshme të klubit ku ka luajtur si futbollist, PAS Giannina.
Presidenti aktual po jep dorëheqjen nga klubi, por sipas asaj që raportojnë mediat në vendin fqinj, bëhet me dije se pranë klubit është ofruar Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur deri në këto momente.
Gjithashtu, bëhet me dije se “biznesmeni shqiptar” është informuar në detaje rreth borxheve dhe çështjeve të pazgjidhura, si dhe çfarë po ndryshon në Divizionin e Tretë në Greqi, i cili është një kategori amatore.

Lila kur luante me PAS Giannina
“Burimet thonë se biznesmeni shqiptar erdhi në Janinë dhe u takua me Nikos Siontis të hënën, ndërsa u diskutua edhe plani i biznesit. Gjithashtu, ai vizitoi edhe PEAKI Anatoli dhe pa ambientet ku stërvitej ekipi deri vonë”, raporton gazeta greke “Proinos Logos”.
Top Channel