Përplasi për vdekje një të moshuar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 52-vjeçari në Itali
Maqedonia e Veriut vijon të krijojë një ambient të vështirë politik, që duket se së fundmi është bërë edhe pjesë e sportit. Në ndeshjen e luajtur para dy ditësh mes Vardarit dhe Tikves (7-0), e vlefshme për kampionatin e Maqedonisë së Veriut, është regjistruar një tjetër incident i rëndë kundër shqiptarëve.
Tifogrupi ultras i ekipit të Vardrit, “Komiti”, janë dëgjuar të thonë në kor: “Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”. Pamjet e koreve antishqiptare u publikuan në faqen online “Patriotski drustvo”, por u hoqën pas rreth 30 minutave.
Këto thirrje nuk janë një risi në stadiumet e Maqedonisë së Veriut, por këtë herë vijnë pas protestave të shumta të studentëve shqiptarë në vendin fqinj, që kërkojnë të japin provimet në gjuhën shqipe.
Në lidhje me incidentin e tifozëve të Vardarit, Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se është kryer vepër penale “dhunë dhe sjellje e pahijshme në ndeshje sportive”, për të cilën parashihet gjobë me vlerë 600-1000 euro për personat fizikë, ndërsa 1500- 5000 euro për klubin nëse nuk parandalon një sjellje të tillë.
Top Channel