Bayerni në kërkim të zëvendësuesit të Kane, gjermanët i hedhin “sytë” nga Juventusi

27/04/2026 18:54

Klubi gjerman Bayern Munich ka bërë të ditur se nuk do të nënshkruajë me sulmuesin Nicolas Jackson nga Chelsea në verën e këtij viti.

Si pasojë, drejtuesit bavarezë kanë nisur kërkimin për një sulmues të ri që do të zëvendësojë Harry Kane.

Një nga emrat më të diskutuar në listën e tyre është Dusan Vlahovic, i cili aktualisht luan për Juventusin, ndërsa kontrata e tij skadon në qershorin e ardhshëm.

Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, ka shprehur veçanërisht interes për transferimin e sulmuesit serb, duke e parë atë si një alternativë të fortë për sulmin e skuadrës bavareze.

Top Channel