Botërori 2026 dhe ‘faktori Trump’, por FIFA vazhdon të jetë e qetë
Zgjerimi i Botërorit duke u bërë me 48 skuadra do të bëjë që të ketë më shumë ndeshje dhe si pasojë rritet rreziku i akumulimit të kartonëve të verdhë nga ana e futbollistëve.
Për këtë arsye FIFA është e vendosur të pranojë peticionet e Federatave dhe trajnerëve për të vendosur një amnisti të dytë për ata që e kanë marrë një karton të verdhe. Kjo amnisti e dytë që parashikon ‘pastrim’ të lojtarëve nga kartonët e verdhë do të diskutohet këtë të martë në Këshillin e FIFA që do të mbahet në Vancouver. Sipas ‘The Athletic’, me shumë mundësi kjo amnisti do të miratohet.
Kështu do të eliminohen të gjithë kartonët e verdhë që nuk kanë shkaktuar sanksion në fazën e grupeve dhe kjo do të jetë amnistia e parë. Amnistia e dytë do të zbatohet pas ndeshjeve çerekfinale për ata që janë ndëshkuar vetëm 1 herë me karton të verdhë në raundet e 1/16 të finaleve, 1/8 të finaleve dhe çerekfinaleve. Me një botëror me 48 skuadra në vend të 7 ndeshjeve deri në finalen e madhe skuadrat do të luajnë 8 ndeshje dhe në këtë pikë shtohet një raund i ri, 1/16 e finaleve
FIFA dëshiron të mbrojë futbollistët dhe që fazat vendimtare të turneut të mos humbasin lojtarë për shkak sanksionesh dhe kështu që janë dy faza amnistie, e para pas fazës së grupeve dhe tjetra pas çerekfinaleve, amnisti që do të aplikohen gjatë Kupës së Botës.
Top Channel