Juventusi nuk e aktivizon, e ardhmja e Zhegrovës duket larg bardhezinjve
18/04/2026 17:19
Edon Zhegrova nuk e ka të sigurt të ardhmen te Juventusi. Qe nga transferimi në muajin janar, sulmuesi i Kosovës është aktivizuar shumë pak dhe kjo shtyn ndarjen mes palëve.
Akoma më e komplikuar është bërë situata pas rinovimit të trajnerit Spalleti, i cili tashmë e ka konfirmuar faktin se nuk është një admirues i sulmuesit anësor.
Juventusi i ka bërë më dije lojtarit se e ka në plane, por Zhegrova nga ana e tij po kërkon vazhdimisht më shumë aktivizim, diçka që nuk i është mundësuar deri më sot.
Ai gabim në ndeshjen kundër Galatasaray ka lënë ende gjurmë në Torino dhe mund të themi se ai moment ishte pika që vulosi edhe këtë dështim të Zhegrovës te Juventusi.
Top Channel