Champions League drejt fundit, sa do të përfitojnë financiarisht skuadrat finaliste
anë vetëm 4 ndeshje të Serie A qe ndajnë Dusan Vlahovic nga skadenca e kontratës me Juventusin, kontratë që është nënshkruar në vitin 2022 kur sulmuesi u transferua nga Fiorentina në Torino.
Por pavarësisht dëmtimeve dhe rendimentit jo të lartë të sulmuesit, duket se Vlahovic dhe përfaqësuesit e tij po shohin nga një drejtim të kundërt nga ai i lamtumirës.
Juventus, rinovimi Vlahovic; paga dhe mundësia e një skadence të re. Kontaktet në periudhën e fundit duket se premtojnë për mirë për një rinovim të mundshëm që do të shërbejë si një urë për të ardhmen e futbollistit. Sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, flitet për mundësinë e një rinovimi deri në vitin 2028, për të qenë sërish në qendër të një ambienti të njohur. Edhe rilindja kolektive e shkaktuar nga Spalletti mund të jetë një faktor pozitiv për Vlahovic që nuk e ka ndjerë kurrë veten jashtë grupit
Drejtuesit e klubit bardhezi janë në kontakt me agjentët dhe babain e futbollistit, Milos, vendimtar në zgjedhjet e të birit. Zgjedhja për të zgjatur bashkëpunimin mund të përfaqësohet nga një pagë që do të kapte kufirin maksimal të vendosur me rinovimin e Yildiz; 6 milionë euro në vit plus bonuse.
Vlahovic, sirena gjermane; pëlqehet nga Bayern Mynih. Nëse Vlahovic për momentin nuk duket se dëshiron të luajë në një skuadër tjetër italiane, atëherë për të mund të hapen dyert e klubeve jashtë Italisë. Në këtë moment janë sirenat gjermane ato që po dëgjohen më shumë me Bayernin e Mynihut që është i interesuar dhe në nivel page mund t’i ofrojë sulmuesit të njëjtën shifër të propozuar nga Juventusi. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por ndërkohë sulmuesi serb është hapur ndaj mundësisë për të qëndruar në Torino; pas dëmtimeve dhe pasigurive të sezonit 2025/26, të rinisësh gjithçka nga një ambient i njohur mund të jetë rruga e duhur, me dëshirën e përbashkët me Spallettin për të tentuar titullin në Serie A.
Top Channel