Çmenduri në sekondat e fundit! Katari shkruan historinë e Botërorit, thyhet rekordi që mbahej që nga viti 1966
Ditë pas dite dalin detaje të reja nga ‘tërmeti’ që ka tronditur botën arbitrare në futbollin italian. Sipas të përditshmes ‘La Repubblica’ hetimi i Prokurorisë së Milanos është bazuar te dëshmia e 29 arbitrave dhe ish arbitrave të Serie A dhe B që janë marrë në pyetje në muajt e kaluar nga hetuesit.
Mes tyre kishte nga ata që kishin folur për ‘sistemin Rocchi’ duke nënvizuar sesi ish dezinjatori i arbitrave ishte në raport telefonik me drejtuesit e skuadrave edhe pse sipas rregullore nuk mund ta bënte dhe këtë e bënte për të fituar favorin e tyre për përfitime personale.
Ndeshjet të cilat janë në qendër të hetimit dihen tashmë dhe për momentin janë 5 të tilla edhe pse lupa po shkon tek e ‘famshmja’ Inter-Roma e 27 prillit 2025 dhe roli i Andrea Gervasoni. Në denoncimin e tij ish asistenti arbitrar, Domenco Rocca në fakt e kishte cituar këtë sfidë. ‘Përse Rocchi ngrihet për të trokitur për t’i tërhequr vëmendjen Paternas VAR dhe Sozza AVAR në Udinese-Parma, ndërsa te Inter-Roma, Gervasoni, supervizor i javës nuk troket në sallën VAR për të akorduar një penallti neto në favor të Interit? Gabim shumë i rëndë që me shumë mundësi do të vendosë humbjen e kampionatit nga Interi në favoer të Napolit?’
Sipas ‘La Repubblica’, gjatë kontrollit në VAR pas kontaktit mes Ndicka e Bisseck, në sallën VAR ishte dhënë përgjigjja: ‘Shih punët e tua…’ në drejtim të asistentit të VAR që sinjalizonte faullin ndaj futbollistit zikaltër dhe sipas dëshmitarit ishte bërë në bazë të udhëzimeve të supervizorit Gervasoni. Audio e sallës VAR nuk u bë asnjëherë publike dhe në atë ndeshje, arbitër kryesor ishte Michael Fabbri, ndërsa në VAR ishte Marco Di Bello e AVAR, Marco Piccini.
Top Channel