Përpara pak ditësh, Vedat Muriqi shkroi historinë e Mallorcas. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës shënoi 2 gola në fitoren 3-0 me Rayo Vallecano për të shkuar në 55 gola të shënuar me fanelën e skuadrës ishullore që e bën atë edhe shënuesin më të mirë të Mallorcas në të gjithë historinë e saj duke thyer rekordin e vendosur nga legjenda Samuel Eto’o.

Me këtë rast ‘Piratit’ dardan iu rezervua një surprizë speciale teksa  mori një video urimi nga vetë Samuel Eto’o që u publikua nga Mallorca në rrjetet sociale.

‘Përshëndetje Vedat! Që këtej nga Kameruni, dua të të jap urimin tim. Urime për atë çfarë arrite të bësh. E di që të është dashur shumë punë, por të kërkoj të vazhdosh kështu. Të vazhdosh të argëtohesh dhe të bësh Mallorcan tonë akoma më të madhe.Urime edhe një herë, ty dhe shokëve të tu të skuadrës që të ndihmuan që të realizosh këtë sipërmarrje. Urime!-tha Samuel Eto’o në videon e tij

Dhe më pas vetë Muriqi i emocionuar nga surpriza padyshim falënderoi klubin për këtë video të marrë nga Eto’o por edhe vetë kamerunasin

‘Nuk e prisja eh! Faleminderit shumë për këtë video nga një legjendë e vërtetë, si Samuel Eto’o. I vlerësoj shumë fjalët e tij. E di që ai ka bërë një punë të madhe këtu dhe e gjithë bota e di si ka qenë karriera e tij. E falënderoj që ai gjeti kohë për të realizuar këtë video për të më uruar. Jam profesionist prej 15-16 vitesh. Nëse para 15 vitesh do më thoshnin se një ditë Samuel Eto’o do të bënte një video për mua, do thoja që ishte e pamundur, që ishte një shaka. Dhe shiko, sot jam këtu, krenar për veten time dhe e falënderoj për videon. Gjithnjë e përsëris, kjo është falë shokëve të mi të skuadrës, të gjithë punonjësve në klub, të gjithë tifozëve, familjes sime, ishullit. Sepse pa ju, e them nga zemra, do të ishte e pamundur që të arrija këtë. Faleminderit shumë!-u shpreh Vedat Muriqi pas surprizës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RCD Mallorca (@rcdmallorcaoficial)

Top Channel