Stuhia rreth Shoqatës Italiane të Arbitrave nuk po mund të qetësohet. Ndërsa Gianluca Rocchi tashmë është vetëpezulluar për të’u mbrojtur nga akuzat për pjesëmarrje në mashtrim sportiv, dalin në dritë detaje të reja dhe shqetësuese nga hetimet që po kryen Prokuroria e Milanos.

Sipas të përditshmes ‘La Repubblica’, kuadri i hetimeve po zgjerohet përtej episodeve të caktuara në fushën e lojës. Kjo e përditshme e vë theksin mbi një rrjet raporesh shumë të ngushta dhe sipas hetimeve, Rocchi ka qenë në kontakte direkte dhe të vazhdueshme me drejtuesit e shumeë klubeve; flitet për 29 klube të Serie A dhe B me të cilët dizenjatori i arbitrave kishte ndërvepruar në mënyrë konstante.

Nëse nga një anë, roli i dezinjatorit parashikon një dialog institucional me pronarët e klubeve, hetuesit duan të kuptojnë nëse këto raporte e kanë kaluar kufirin e formalitetit, ndoshta duke ndikuar në caktimin e arbitrave apo ecurinë e VAR. ‘La Repubblica’ flet madhe edhe për një metodë komunikimi thuajse i kodifikuar i nominuar në mënyrë ironike ‘Gioca Jouer’ duke u bazuar te sinjalet dhe mesazhet e dhëna për të orientar vendimet e arbitrave në sallën VAR në Lissone.

Për momentin, është mirë të saktësohet, se nuk rezultojnë drejtues klubesh nën hetim. Hetimi është përqendruar te klasa arbitrare. Gjithsesi seria e përgjimeve dhe tabulatet telefonike të muajve të parë të vitit 2025 po i shtyjnë prokurorët milanezë të ‘gërrmojnë’ më shumë për natyrën e këtyre bisedave.

Dyshimi i hetuesve është se ekziston një lloj preference për disa arbitra kundrejt të tjerëve, një teori që nëse konfirmohet do të minonte besueshmërinë e të gjithë sistemit. Teksa drejtësia e zakonshme po e bën punën e saj me marrjen në pyetje të Rocchit që do të jetë në 30 prill, Prokuroria e FIGC është aty pranë. Prokurori Giuseppe Chinè ka kërkuar dosjet nga Milano, nëse do të dalin prova për kontakte të paautorizuara apo për presione për favore ndaj skuadrave specifike, rreziku për një proces të ri sportiv do të bëhej realitet me sanksione të mundshme që do varionin nga gjobat te  heqja e pikëve për përgjegjësi objektive

Top Channel