“Do të jenë zgjedhjet e pesta në 16 muaj”/ Dështimi i zgjedhjes së presidentit, Kurti në Kuvend: Mësimi që morëm vitin e kaluar, të shërbejë si…
Boksieri britanik Anthony Joshua do të rikthehet në ring këtë verë në një duel të shumëpritur kundër boksierit shqiptar Kristian Prenga, në një ndeshje që po tërheq vëmendje të madhe në botën e boksit.
Përballja, e quajtur “The Comeback”, pritet të zhvillohet më 25 korrik në Arabinë Saudite. Kjo ndeshje është pjesë e një marrëveshjeje me disa duele për Joshua-n, ndërsa raportohet se më pas ai do të përballet edhe me rivalin e tij britanik Tyson Fury në fund të vitit 2026, në një event që mund të transmetohet në Netflix.
Joshua, 36 vjeç, rikthehet pas një periudhe të vështirë, si brenda ashtu edhe jashtë ringut. Ai nuk ka luftuar që prej fitores me nokaut ndaj Jake Paul në dhjetor, ndërsa më pas i mbijetoi një aksidenti tragjik automobilistik në Nigeri, ku humbën jetën dy miq të tij të afërt.
Nga ana tjetër, Prenga, 35 vjeç, përfaqëson një sfidë të panjohur por të rrezikshme. Me një rekord prej 20 fitoresh dhe vetëm 1 humbje, ku të gjitha fitoret i ka arritur me nokaut, shqiptari konsiderohet një “outsider” që mund të surprizojë. Me gjatësi 1.96 m, ai ka ndërtuar karrierën e tij në vende si Gjermania, Holanda, Kanadaja dhe SHBA.
Joshua konsiderohet favorit i qartë, por ekspertët paralajmërojnë se fuqia goditëse e Prengës mund të krijojë probleme serioze. Vetë boksieri shqiptar ka deklaruar se kundërshtari i tij ka bërë një gabim të madh duke e zgjedhur si rival, duke shtuar se kjo është ndeshja që mund të ndryshojë gjithçka në karrierën e tij.
Top Channel