Nevil Dede e mbyll aventurën e tij në Superligën e Kosovës. Klubi i Ferizaj nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale bëri të ditur shkarkimin e trajnerit nga posti i tij.

‘Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë’-theksohet në njoftimin e klubit të Ferizajt

Vendimi për shkarkimin e Nevil Dedes erdhi pas ndeshjes të së shtunës mes Ferizaj dhe Prishtinës së Re që është e fundit në klasifikim, e mbyllur me barazimin 1-1. Skuadra e Ferizaj pas 29 javësh kampionat gjendet në vendin e 8 me 33 pikë duke rrezikuar shumë qëndrimin në elitën e futbollit në Kosovë.

Top Channel