Tottenham, mbyllet sezoni për Xavi Simons, holandezi humbet edhe Botërorin
Paolo Zampolli, i dërguari special i administratës Trump në Itali, ka rikthyer përpjekjet për të rikthyer Italinë në Botërorin 2026.
Javën e kaluar ai propozoi që Italia të zëvendësojë Iranin në turne, dhe sot e ka konfirmuar këtë qëndrim gjatë emisionit “La Politica nel Pallone”.
Zampolli deklaroi: “Çfarë shansi ka Italia për pjesëmarrje në Botëror? Mendoj më shumë se 50%. Do të takohem me Infantino në Miami gjatë fundjavës për Grand Prix-në e Formula 1. Nuk duhet të ketë një Botëror pa Italinë; vendimi do t’i takojë Infantos dhe Trumpit”.
Kjo nismë e Zampollit ka rikthyer debatet rreth mundësisë që një nga kombëtaret më të njohura të futbollit të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar si zëvendësuese, duke përfshirë ndërhyrje të nivelit të lartë politik dhe sportiv.
Top Channel