“Presidenti Trump do marrë vendim shumë shpejt”, Rubio: Teherani po mundohet të blejë kohë Moderatori i Late Night, Jimmy Kimmel, e mbrojti shakanë e tij që ngjalli polemika të mëdha, ku vetëm pak ditë përpara incidentit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e quajti Melania Trumpin “një vejushë në pritje”.
Zonja e Parë e përshkroi shakanë e Kimmel-it të enjten e kaluar si “të urryer e me sfond të dhunshëm”, e Shtëpia e Bardhë kërkoi shkarkimin e komedianit nga rrjeti i tij, ABC. Vetëm tre ditë pas atij episodi, një person me armë hapi zjarr gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC, ku Donald Trump ishte i pranishëm së bashku me Melania.
Autoritetet thanë se i dyshuari mund të kishte pasur në shënjestër anëtarë të administratës Trump. Por Kimmel insistoi se shakaja e tij lidhej me diferencën 23 vjeçare të moshës mes presidentit dhe gruas së tij.
“Zonja jonë e Parë, Melania, është kaq e bukur. Zonja Trump, keni një shkëlqim si një vejushë në pritje”, qe shprehur Kimmel, që shtoi se Presidenti Trump është pothuajse 80 vjeç dhe ajo është më e re se unë”.
“Nuk ishte aspak një thirrje për vrasje, dhe këtë ata e dinë shumë mirë. Unë kam vite që ngre zërin kundër dhunës së armëve. Retorika e urrejtjes dhe dhunës është diçka që ne duhet të refuzojmë, por them se një pikënisje e mirë për këtë do të ishte një bisedë me burrin tuaj”, ishte komenti i tij drejtuar Melanias, e cila më herët kishte shkruar në një postim në platformën X se “njerëz si Kimmel nuk duhet të kenë mundësinë të hyjnë çdo mbrëmje përmes ekranit në shtëpitë tona për të shpërndarë urrejtje”.
Top Channel