FIFA dhe rregulli i ri për kartonët e verdhë që revolucionon Botërorin
Qielli mbi Castel Volturno nuk ka qenë kurrë kaq i errët dhe këtë herë, fusha e lojës ka të bëjë vetëm pjesërisht. Ajo që trondit themelet e projektit të Napolit është raporti në nivelet minimale mes Antonio Contes dhe Aurelio De Laurentiis.
Ajo që dukej si një lidhje e konsoliduar e krijuar të për të rikthyer Napolin në majë, rrezikon të shndërrohet në një ndarje të parakohshme dhe të zhurmshme.
Sipas të përditshmes ‘Il Mattino’, shkëndija që ndezi zjarrin nisi në SHBA. Deklaratat e fundit të presidentit në tokën amerikane ku ishte i impenjuar në çështje biznesi dhe kinematografike e kanë bezdisur shumë Conten me këtë të fundit që nuk i kishte pëlqyer aspak çfarë kishte deklaruar presidenti i Napolit për të ardhmen e pankinës së skuadrës duke iu referuar një largimi të trajnerit salentin drejt Kombëtares Italiane.
‘Antonio është serioz, nuk do të më braktiste kurrë në minutën e fundit’-kanë qenë fjalët e De Laurentiis. Fjalë këto që nëse i lexon mes rreshtave duken si një sfide ose më keq, një mënyrë për t’u mbrojtur përballë një lamtumire që duket se është tashmë vërdallë. Por nuk është vetëm Conte që është i pakënaqur. ‘Il Mattino’ nënvizon se edhe De Laurentiis ka diçka për të qortuar. Presidenti i Napolit nuk ka mundur të kapërdijë disa momente të menaxhimit teknik dhe ndoshta as ai ‘muri’ i ngritur nga trajneri në lidhje me disa dinamika të klubit. Presidenti i kampionëve të Italisë e ndjen se i ka dhënë ‘kartë të bardhë’ (dhe një pagë faraonike), por llogaritë në aspektin e ndjesive dhe perspektivave, nuk dalin.
Rreziku për një ‘divorc’ të bujshëm në fund të sezonit është real. Conte nuk është një njeri i kompromiseve; nëse e ndjen se nuk ka shumë besim apo percepton ndërhyrje në zonën e tij të kompetencave nuk heziton të përplasë derën, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me Juventusin dhe Interin.
Napoli nuk dëshiron të jetë i papërgatitur. Nëse kjo krisje do të bëhet e pariparueshme, emrat e Italianos, Maresca(që duket i destinuar të pasojë Guardiolën) apo ëndrra e ndaluar Gasperini do të rishfaqen sërish, ndërsa Sarri e ka përkufizuar si ‘fantazi futbolli’ hipotezën e kthimit të tij te Napoli. Në orët e ardhshme pritet një diskutim mes tyre ndoshta në një bisedë telefonike. Por ndjesia është se ‘fëmija’(për të cituar De Laurenttis) por rritet në një shtëpi ku prindërit nuk flasin me dhe te Napoli, dihet, heshtjet bëjnë më shumë zhurmë se të bërtiturat.
Top Channel