E ardhmja e Xabi Alonsos, një klub me peshë në Premier League kërkon spanjollin
Old Trafford shijoi një mbrëmje të plotë. Manchester United e mbyll ndeshjen ndaj Brentford me rezultatin 2-1 dhe tre pikë shumë të çmuara në garën për vendet e Europës.
Braziliani Casemiro hapi rrugë e suksesit në minutën e 11-të, me një goditje që i dha ekipit të Michael Carrick besim dhe qetësi nga fillimi. Për të vulosur suksesin mendoi Sheshko që e konfirmoi fitoren në minutën e 43-të, duke e çuar rezultatin në 2-0 përpara pushimit dhe duke i hequr çdo dyshim Brentfordit për rikthim edhe pse miqtë shënuan në fundin e ndeshjes me Jensen, asgjë nuk e ndryshoi rrjedhën e suksesit të “Djajve”.
Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në kuotën e 61 pikëve dhe konfirmon pozicionin e tretë në tabelën e Premier League, një vend që, nëse do të mbetet deri në fund, garanton kthimin direkt në Champions League sezonin e ardhshëm. Garë që mbetet tepër e ngushtë në majë: Manchester City dhe Arsenal janë të lidhur me nga 70 pikë duke luftuar deri në fund për titull, ndërsa United, Liverpool dhe Aston Villa e kanë të gjithë sezonin të varur nga pikët e fundit.
Top Channel