Mbyllet sezoni për Luka Modric, operohet në fytyrë, mesazhi i Milanit: Shërim të shpejtë për Botërorin
Emanuele Buttini dhe Debora Ronchi, çifti i bashkëshortëve që janë në arrest shtëpie prej një jave për organizim të festave në lokale VIP në Milano duke iu ofruar eskorta klientëve të pasur në mënyrë të veçantë futbollistëve të Serie A, i kanë hedhur poshtë akuzat e bëra në drejtim të tyre për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni.
Paraditen e kësaj të hëne ata u morën në pyetje në një seancë që zgjati rreth 4 orë dhe sipas asaj që deklaroi avokati i tyre, Marco Martini, mohuan në mënyrë kategorike organizimin e festave me prostituta
‘Dhanë shpjegime teknike dhe ishin shumë precizë’-tha avokati i çiftit që më pas ironizoi edhe përshkrimin e bërë nga disa media për klientët e tij si ‘cifti djallëzor, dashuri dhe vdekje’-Dr.Ronchi është diplomuar në Ekonomi, Buttini është gjeometër. E kanë nisur nga hiçi dhe kanë krijuar një botë me një klientelë që shpenzon 6-7 mijë euro për shishe vere, gjëra që për ta janë mëse normale, ashtu siç është normale për ne që të bëjmë pazar në supermerkato’.
Avokati më pas bëri të ditur se do të kundërshtojë urdhrin e sekuestros dhe pohoi se nuk është dërguar asnjë para jashtë. ‘Përjashtoj mundësinë se ka pasur para të pista jashtë vendit-tha avokati që më pas shtoi se akuza është ndryshe-po flasim për shfrytëzim prostitucioni dhe këta dy të rinj janë përshkruar si shfrytëzues të grave të shkreta. Të shohim sesi do të përfundojë e gjithë kjo. Nuk merreshin direkt me menaxhimin e personelit, sepse personeli paguhej nga kompani të tjera’.
Më pas, në orët e pasdites, dy të hetuarit e tjerë, Alessio Salamone e Luz Luan Amilton Fraga, bashkëpunëtorë të çiftit që konsiderohen si bashkëpunëtorë ne grup kriminal, nuk iu përgjigjën pyetjeve të gjykatëses, Chiara Valori. I pari lëshoi vetëm një deklaratë spontane mbrojtëse. Në fjalët kyçe për kërkimet në telefonët e sekuestruara nga hetimet e prokurores Bruna Albertini dhe Njësisë së Policisë Ekonomike të Guardia Di Finanza kanë nxjerrë mbiemrart e më shumë se 60 futbollistëve, lojtarë të rinj dhe me peshë në Serie A për të analizuar bisedat në chat. Po kështu hetuesit janë vënë në ndjekje të parave të fituara nga grupi që mendohet se i kanë derdhur jashtë Italisë për të ngrirë 1.2 milionë eurot, siç është kërkuar nga Prokuroria.
Top Channel