Tani është e vërtetë, Roberto Mancini dhe Al Sadd, zyrtarisht kampionë të Katarit

27/04/2026 22:53

Pas ndonjë peripecie, tani është e vërtetë dhe zyrtare. Roberto Mancini është kampion i Katarit me skuadrën e Al Sadd. Gjithçka erdhi pas fitores 3-2 në ndeshjen e fundit të kampionatit pikërisht ndaj Al Shamal skuadrës së vendit të dytë duke e mbyllur sezonin me 5 pikë diferencë.

Në këtë mënyrë, pas triumfeve në kampionatet në Itali me Interin dhe në Angli me Manchester City, Roberto Mancini pasuron palmaresin e tij me një tjetër titull kampion atë të Katarit. Në sfidën përcaktuese të titullit, për Al Sadd vendimtarë rezultuan golat e  Afif, Roberto Firmino dhe Paulo Otavio, që i bënë të pavlefshëm dy golat e Boundejah dhe Murillo për Al Shamal.

Por përse festoi vetëm këtë të hënë Al Sadd? Pavarësisht festimeve të javës së kaluar, Al Shamal e riktheu diferencën prej dy pikësh pas fitores në tavolinë 3-0 ndaj Qatar SC me këtë të fundit që kishte aktivizuar një futbollist që nuk duhej të zbriste në fushë.

Megjithatë, Al Sadd me Mancinin në stol i mbylli përfundimisht llogaritë me fitoren në ndeshjen direkte me Al Shamal që ishte edhe sfida përmbyllëse e kampionatit. Në këtë mënyrë, Liga e Katarit uli siparin e saj me Al Sadd kampion me 45 pikë, 5 më shumë se rivalët dhe kështu ka një tjetër festë, por këtë radhë pa asnjë surprizë të pakëndshme.

Top Channel