Mbyllet sezoni për Luka Modric, operohet në fytyrë, mesazhi i Milanit: Shërim të shpejtë për Botërorin
Java e 34-të e Serie A u mbyll me një përballje emocionuese mes Lazios dhe Udineses, që përfundoi 3-3 në një ndeshje plot kthesa dramatike.
Në pjesën e parë, Udinese dominoi takimin, me golin e Ehizibue në minutën e 18-të, por në pjesën e dytë Lazio rikthehet fuqishëm.
Pellegrini barazoi rezultatin në minutën e 51-të me një goditje të fuqishme, ndërsa më pas Pedro realizoi një gol spektakolar në minutën e 79-të për përmbysjen e rezultatit 2-1.
Megjithatë, Udinese nuk dorëzohet. Atta realizoi dy gola në minutat 86 dhe 93, duke rikthyer avantazhin 3-2 për skuadrën e tij. Në minutën e 95-të, Maldini shënoi golin e barazimit për Lazion, duke vendosur rezultatin final 3-3.
Pas kësaj ndeshjeje, Lazio renditet e 8-a me 48 pikë, bashkë me Bolognën, ndërsa Udinese mbetet e 11-a me 44 pikë.
Top Channel