Xabi Alonso bëri një punë spektakolare te Bayer Leverkusen duke bërë që gjysma e Evropës të hynte në garë për të. Por spanjolli donte të ishte trajner i Realit të Madridit nëse do t’i jepej mundësia dhe kështu ndodhi.

Gjatë shumë javësh u duk se ai e ndryshoi skuadrën merenges, por me kalimin e kohës raportet e tij me futbollistët më me peshë të skuadrës, sidomos me Vinicius i përkeqësoi gjërat. Në fund Florentino Perez vendosi ta largojë për të sjellë Alvaro Arbeloa në pankinë, por koha në fund tregoi se nuk ishte Xabi Alonso problemi.

Që nga momenti i largimit të tij nga Reali i Madridit, emri i Xabi Alonsos është përmendur shpesh në zërat e merkatos me Liverpoolin që dukej se ishte opsioni më i mundshëm edhe për të kaluarën e trajnerit 44 vjeçar në Anfield si futbollist i The Reds. Por sipas asaj që publikohet në median angleze, Arne Slot po gëzon ende kredite për të qëndruar në pankinën e Liverpool.

Kredite që i humbi përpara pak ditësh Liam Rosenior te Chelsea me Blutë e Londrës që duket se mund të jetë destinacioni i Xabi Alonsos. Sipas të përditshmes ‘The Telegraph’, emri i Xabi Alonsos është ndër të preferuarit e drejtuesve të klubit londinez së bashku me ata të Iraolës, Cesc Fabregas apo Filipe Luis.

‘Blutë’  do t’i siguronin investime në merkato dhe një skuadër të ka yje brenda saj, por Chelsea është një klub që nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm e madje ende nuk e ka të sigurt zonën evropiane në klasifikimin e Premier Leagie. Nga njëra anë kjo mund të favorizojë vendosjen e një baze dhe për të marrë avantazh në turnetë në Angli, por një trajner si Xabi Alonso është nga ata që duan të luajnë çdo 3-4 ditë. Gjithsesi koha do të tregojë nëse Londra do të jetë destinacioni i spanjollit apo jo.

Top Channel