PSG dhe Luis Enrique, ‘binomi’ që ka terrorizuar Premier League
Skuadrat që kanë arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, kanë siguruar një shpërblim të dyfishtë në këtë raund, një shpërblim që do të pasurohet akoma më shumë nëse kalojnë në finale.
Është ky një sukses i dyfishtë për klubet që do të kapin finalen e Budapestit në 30 maj në aspektin financiar.
Skuadrat i kanë pasuruar arkat e tyre me shpërblimet e UEFA për rendimentin ekonomik. Klubet që arritën në 1/8 e finaleve përfituan 11 milionë euro, ato në çerekfinale 12.5 milionë euro dhe skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinale, Atletico Madrid, Arsenalì, Bayern Mynih dhe PSG shtuan në arkat e tyre 15 milionë euro
Skuadrat që do të luajnë në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve do të përfitojnë secila nga 18.5 milionë euro, një prej shpërblim që pasurohet edhe me fitoren e finales, 25 milionëe euro për skuadrën që do të ngrejë trofeun me veshë të mëdhenj të kompeticionit.
Top Channel